· 

Mësimi online në gjuhën shqipe në Bavari

LAPSH Bavari filloj me Pilotprojektin „Mësimi online në gjuhën shqipe në Bavari“.

Sot, me datën 20.05.2020 u mbajtën orët e para të pilotprojektit „Mësimi online në Gjuhen Shqipe në Bavari“ te cilen do ta udhëheqin mesimdhënëset Xhevahire Sylejmani-Maliqi dhe Blerina Shabani-Morina. Ky pilotprojekt është inicuar nga kryetari i LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj dhe nënkryetarit të Besa Foundation, z. Ilir Seferi dhe ka për qëllim organizimin e mësimit plotësues përmes platformës online, në landin e Bavarisë.

Arsyja e kësaj iniciative është se, shumë fëmijë nuk mund të vijojnë mësimin plotësues për shkak të angazhimeve dhe termineve te ndryshme gjatë javës, si dhe disaherë edhe distanca e largët Shtëpi-Shkollë dhe anasjelltas. Nëse pilotprojekti do të ketë suksese, atëherë duke filluar nga viti i ri shkollor 2020/2021 në shtator të këtij viti, LAPSH Bavari do të ofrojë një apo dy klasë të mësimit online për të gjithë fëmijet shqipëtarë që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë platformë dhe që jetojnë në landin e Bavarisë.