· 

Orë informative lidhur me mësimin online gjatë kohës së pandemisë

Shkolla Shqipe, Grafingerstrasse në Mynih, mbajti një orë informative lidhur me mësimin online gjatë kohës së pandemisë

Mësuesja e klasës në Grafingerstrasse të Mynihut, z. Fahrije Basha, mbajti dje nje orë informative me prinderit, si dhe orë mësimore me nxënësit e klasës së saj. Prindërit patën mundësi të parashtrojnë pytjet Mësueses ose Kryetarit të LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës së Videokonferencës. Ndër temat e përgjithshme lidhur me mbarvajtjën e mësimit të rregullt, rifillimin e mësimit në klasa etj. u diskutua edhe rrethë mundësisë së mbajtjes së mësimit plotësues përmes „platformës online“ me këtë klasë, gjatë kohës sa do të zgjasë ndalimi i mbajtjës së mësimit të rregullt këtu në Bavari. Mësuesja Fahrije Basha u nda e kënaqur me videokonferncën dhe ishte e lumtur që, pas me shumë se dy muaj, pati mundësin të takohjë nxënësit e saj, edhepse vetëm në mënyrë vizuale. Në fund fëmijët, për 10 minuta, patën mundësi të „kuvendojnë“ dhe të shkëmbejnë mendimet me njëri tjetrin të lirë, sikur të ishin në klasën e tyre në shkollë. Urojmë dhe shpresojmë që sa më parë që është e mundur, fëmijët tanë do të kenë mundësi të rikthehen në bankat shkollore. Deri atëherë, ne LAPSH Bavari, do të respektojmë ligjet dhe vendimet e ministrive apo drejtorive përkatëse.