· 

Dokumentari "NJË DITË ME NXËNËSIT SHQIPTARË

Sot, në ora 18:35, në kanalin shtetëror të RTK-së shfaqet dokumentari i gazetarit Islam Haxhiu "NJË DITË ME NXËNËSIT SHQIPTARË NË BAVARI".

Andaj, ju ftojmë që ta ndiqni emisionin dhe të njiheni më përse afërmi me punën dhe aktivitetin e LAPSH Bavari (Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve Shqiptarë për Bavari)-shkollës shqipe, e cila organizon dhe mbikëqyrë mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.

Ky njoftim është në interes sa më shumë të shpërndahet, që bashkëkombësi ynë mërgimtarë të njoftohet se shkolla shqipe funksionon dhe është në rritje, në landin e Bavarisë, falë punës së kryesisë dhe mësimdhënësve të LAPSH-it!