Në landin e Bavarisë-Gjermani u përmbyll viti shkollor 2019/2020, ku u shpërnanë dëftesat në praninë e kryesisë së LAPSH-it, këshillit të prindërvë, prindërve dhe të mësimdhënësve. Në disa takime ishte i pranishëm edhe Kosulli i përgjithshëm i republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura. Në disa shkolla, përgaditjet për dorzimin e dëftesave u bën, por për shklak të pandemisë Covi-19 nuk patëm mundësi t`i shpërndajmë.
Përfundimi i këtij viti shkollor ishte më ndryshe nga vitet e kaluara, nga fakti se procesi mësimor u përballë me pandeminë, Covid 19, e cila jo vetëm që e kishte vështirësuar mbajtjen e mësimit të rregullt, po njëkohësisht kishte krijuar rrethana sfiduese për vetë kryesinë e LAPSH-it dhe të mësimdhënësve. Por, edhe përkundër të gjitha vështirësive që i pati, ky vit u përmbyll me sukses, dhe ajo që të bënë të ndihesh mirë dhe krenar ishin fytyrat e buzëqeshura të nxënësve, në pranimin e DËFTESAVE.