Me 25.shkurt 2024 Instituti i Shumëgjuhësisë organizoi në ambientet e Universitetit një forum shkëmbimi profesional mes gjithë shoqatave dhe organizatave që merren krijimin e
infrastrukturave per mbarvajtjen e gjuhëve amtare.
Në aktivitet morrën pjesë nëpunës nga Qyteti i Mynihut, Këshilli i Emigrantëve dhe të organizatës Morgen e.V., si dhe organizata që përfaqësuan gjuhët: kroate, boshnjake, portugeze, romune,
chineze, uigure, ukrainase, greke, sllovake, etc. Gjuha shqipe u perfaqësua nga mësueset e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar - LAPSH Bavari.
Ky aktivitet kishte si qëllim të theksoj:
✔rëndësinë e mësimit të gjuhëve amtare
✔ sigurimin dhe mbëdhtetjen e projekteve në mbarvajtjen e intrastrukturave
✔ Shkëmbimi profesional mes shkollave të
Gjuhëve të ndryshme me Institucioneve e organizatave vendore
Aktiviteti u shoqërua me një panair, ku të gjitha gjuhët dhe organizatat prezantoheshin me materialet dhe projektet e tyre.
Pas prezantimit të cdo organizate dhe shkëmbimit të shembujve positiv, u diskutuan dhe probkematikat me të cilat hasen vazhdimisht shoqatat.
Kryetari i LAPSH Bavari z. Milazim Ukaj diskutoi mbi punën e organizatës ndërsa në panair u prezantuan librat dhe metodat mësimore me të cilat mësohet gjuha shqipe në Bavari .
Enela Markja
Mësuese e gjuhës shqipe
Më 22 Tetor 2022, në Mynih u zhvillua me sukses seminari me temë:"Gjuha pjesë përbërëse e identitetit të një kombi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve te Bavarisë, Zvicrës dhe Austrisë.
Qëllimi i këtij seminari ishte përdorimi i gjuhës shqipe në Diasporë, zhvillimi i një ore praktike mësimore, planifikimi ditor i mësuesit si dhe shkëmbimi i eksperiencave të mërgatave të tjera.
Punimet e seminarit i hapi Z.Mustafë Krasniqi koordinator i "Shkollës Shqipe" në Bavari, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe të ftuarit.
Kryetari i LAPSH-it në Bavari Z.Milazim Ukaj përgëzoi mësueset e mësuesit për punën e tyre të vyer në mbarëvajtjen e proçesit të mësimdhënies të gjuhës shqipe.
Në vazhdim zëdhënësja e LAPSH-it në Bavari Znj.Anila Xhani, në cilësinë e moderatores i dha fjalën Konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës Z.Afrim Nura dhe Konsullit të Republikës së Shqipërisë Z.Dashnor Ibra, të cilët theksuan edhe njëherë mbështetjen e tyre për mbarëvajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari.
Hapjen e seminarit e përshëndeti edhe përfaqësuesi i fondacionit "Besa" për arsimin dhe kulturën, Z.Rexhep Nikçi.
Prof.Dr.Vaxhid Sejdiu koordinator i rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër dhe kryetarja e SHMSH "Naim Frashëri" në Austri Znj.Antigone Elshan përshëndetën pjesëmarrësit, falenderuan organizatorët e këtij seminari dhe i uruan punime të mbara atij.
Prof.Dr.Vaxhid Sejdiu mësues dhe koordinator i "Shkollës Shqipe" në Zvicër u paraqit me temën:"Përdorimi i gjuhës letrare shqipe në shkollat shqipe". Z.Seidiu theksoi dhe njëherë për të gjithë të pranishmit që dialektet janë pasuri kombëtare dhe një vlerë më vete, por gjuha standarte duhet të jetë ajo e cila duhet të mësohet dhe të flitet në shkollat shqipe në Diasporë.
Kjo temë e rëndësishme e punuar në mënyrë shkencore dhe e bazuar në burime të mirëfillta, ngjadhi një interes të veçantë te pjesëmarrësit, duke hapur një panel të zjarrtë diskutimi të lirë.
Znj.Lume Daci Hoți solli për ne temën më të dashur për nxënësit "Të mësojmë duke luajtur".Kjo temë e mirëstudiuar nga studiues të cilët kanë bërë hulumtime të ndryshme dhe kanë dalë në përfundimin, që të mësuarit duke luajtur është ndër metodat më frytëdhënëse për fëmijët deri tani.
Nëpërmjet kësaj praktike nxënësi zhvillon dhe zgjeron fjalorin, aftëson të folurën dhe përforcon kompetencat sociale.
Znj.Miradije Berisha na paraqiti me profesionalizëm një orë praktike mësimore për stinët dhe muajt e vitit, ide e cila kishte lindur brenda klasës së saj dhe e kishte zhvilluar bashkarisht me nxënësit e saj.Një orë mësimore praktike aftëson punën në grup,ku nxënësit mësojnë nga njëri -tjetri.
Znj.Enela Markja na prezantoi projektin:"Miqësia postare si njësi mësimore, mjet komunikimi dhe rrjetizimi", i cili i jep mundësinë nxënësve nëpërmjet korrespondencës postare me nxënës të shkollave shqipe të vendeve të ndryshme, të zhvillojnë aftësinë e të shkruarit dhe të shkëmbimit në gjuhën shqipe, si dhe të njohjes me njëri-tjetrin.
Znj.Eva Krypca një mësuese e re, e cila i është bashkuar LAPSH-it prezantoi me mjeshtëri dhe profesionalizëm temën:"Planifikimi ditor i mësuesit, proçes drejt suksesit" dhe solli edhe njëherë në vëmendje strukturën e planit mësimor si të vetmin instrument të rëndësishëm në përfundimin me suskes të orës mësimore.
Z.Isuf Ismajli mësues dhe studiues i mirë i fonetikës foli mbi gabimet drejtshkrimore dhe deformimin që pëson gjuha shqipe, kur fjalë të caktuara shqiptohen në mënyrë të gabuar.
Të gjithë pjesëmarrësit në seminar ndan njëzëri mendimin që takime të tilla janë shumë frytëdhënese dhe që shkembimet e eksperiencave i shërbejnë mësueseve të Diasporës të zhvillojnë nje mësim më cilësor dhe koherent në klasat e tyre.
Seminari i mbylli punimet e tij me sukses duke ia lënë vendin një darke festive të organizuar nga LAPSH-i dhe një programi artisitik të përgatitur nga Z.Arif Arifaj, Z.Avdi Kolukaj dhe znj. Enela Markja ,në nder të miqve.
Anila Xhani - Zëdhënëse
www.shkolla-shqipe.de
info@lapsh-bavari.de
Në Bavari të Gjermanisë filloj viti i ri shkollor 2022/2023!
Mynih, me 13.09.2022
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!
Urime e një vit të suksesshëm shkollor 2022-2023!
Sot fillon viti i ri shkollor 2022-2023 edhe për "Shkollën Shqipe" në Bavari.
Çdo vit shkollor është një rrugëtim i ri, i cili sjell me vete risi të reja, emocione të reja, shënon arritje të reja, si dhe përballemi me sfida të reja.
Risi e këtij viti shkollor është përdorimi i Abetares të njësuar për fëmijët Shqipëtarë. Një gjuhë, një komb!
Emocione të veçanta sjellin gjithë nxënësit aktiv që flasin dhe mësojnë gjuhën e bukur shqipe.
Emocione të reja sjellin 70 nxënësit e rinj që i bashkohen shkollës tonë këtë vit, si dhe hapje e 3 klasave të reja në Ingolstadt dhe Kaufbeuren.
Synimet kryesore në mësimin plotësues të gjuhës shqipe për vitin e ri shkollor do jenë :
- Mësimdhënia cilësore e gjuhës shqipe të folur dhe të shkruar, sipas normës standarte të shqipes.
- Formimi i duhur gjuhësor i nxënësve në kultivimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
- Zgjerimi i njohurive mbi historinë e vendlindjes, traditës dhe kulturës shqiptare.
- Organizimi i festave kombëtare, si dhe i aktiviteteve të ndryshme jashtëshkollore.
- Bashkëpunimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm me prindërit dhe "Këshillat e Prindërve", për mbarëvajtjen e mësimit etj.
Një sfide e fortë, gjithashtu dhe një përgjegjësi e madhe mbetet edhe për këtë vit shkollor, rritja e numrit të nxënësve, si dhe hapja e klasave të reja në të gjithë Bavarinë.
Mësimi i gjuhës tonë të bukur dhe të lashtë, nuk është vetëm një çështje patriotike, por luan një rol vendimtar në formimin e personalitetit të fëmijës, gjithashtu dhe në atë dentitetit të tij shoqëror dhe familjar.
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë për të gjithë: nxënës-mësues-prindër!
Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim!
www.shkolla-shqipe.de
info@lapsh-bavari.de
LAPSH-i NË BAVARI KËRKON MËSIMDHËNS/E PËR PIKËN SHKOLLORE NË INGOLSTADT
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe njofton bashkëkombësit në Ingolstadt se, të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj pike shkollore në këtë qytet me rrethinë janë bërë. Dhe, mësimi do të fillon më 22 shtator 2022, të premteve prej orës 14:00 deri në 15:30, në Shkollën:
Grundschule an der Pestalozzistraße
Pestalozzistraße 1, 85055 Ingolstadt.
Të gjithë ata bashkëkombës që deri më tani nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre për të vijuar mësimin në gjuhën shqipe, tashmë e kanë këtë mundësi ta bëjnë tani dhe për këtë mos hezitoni, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, që ata ta ruajnë dhe të ndihen krenar me gjuhën amtare.
Po ashtu LAPSh-i për këtë pikë shkollore kërkon një mësimdhënës/e, që ka interes dhe i plotëson kriteret për mësimdhënie.
Për të aplikuar për mësimdhënie duhen këto dokumentat:
1. Diploma (e mësuesisë ose Fakultetit)
2. Jetëshkrimi (biografia) dhe
3. Të gjitha aktivitetet profesionale, që keni i sjellni (të gjitha të jenë kopje).
Kandidatët duhet të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët: gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, histori, gjeografi, etnologji, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.
Vetëm ata/ato mësimdhënës/e që jetojnë dhe kanë lejeqëndrim të përhershëm në Bavari, kanë të dretë aplikimi!
Afati i dërgimit të dokumenteve është deri më 12 shtator dhe, kërkesën tuaj ta parashtroni te Këshilli i Arsimtarëve të LAPSh-it, në emailin: info@lapsh-bavari.de (dokumentet mundni t’i skanoni dhe t’i dërgoni në emailn e lartshënuar).
Me respekt
Koordinatori i LAPSH-it
Mustafë Krasniqi
Me datë 21.05.2022, në ambientet qendrore të bibliotekës së Mynihut në Motorama/Gasteig, u zhvillua festivali ndërkulturor dhe shumëgjuhësh, në të cilin morën pjesë 23 shoqata nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Bavari.
Motorama, për një gjysëm ore foli, këndoi dhe vallëzoi në shqip.
Shkolla Shqipe në Bavari (LAPSH-I-LALE) u paraqit me pjesën teatrale "Dheu është flori ", të rilindasit tonë të shquar, Sami Frashërit.
Aktiviteti u shoqërua me pjesë instrumentale folklorike nga rapsodi Ymer Kurti, si dhe me valle popullore shqiptare.
Pjesa teatrale "Dheu është flori ", e vënë në skenë me profesionalizëm nga mësueset Valbona Roqi, Nife Arifaj dhe Drenusha Istogu, e interpretuar me mjeshtëri nga nxënësit e shkollës së Kolbermoor-it, Rosenheim-it dhe të Freising-ut u pëlqye shumë nga publiku i larmishëm në sallë.
Instrumentisti i muzikës folklorike, Imer Kurti, i dha jetë dhe jehonë identitetit tonë kombëtar.
Performanca mbresëlënëse e nxënësve shqiptarë me interpretimin e valles së bukur kosovare, u mbyll mes duartrokitjeve të shumta nga të pranishmit.
Më poshtë gjeni foto dhe video të realizuara gjatë aktivitetit.
Me 27.03.2022, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari të Gjermanisë mbajti zgjedhjet e legjislacionit të tretë, në prani të 50 delegatëve nga gjithsejtë 64 sa ishin të ftuar. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynin, Konsulli i Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Arten Hankut, bashkë me Konsullin z. Dashnor Ibra dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovë z. Afrim Nura dhe përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” z. Rexhep Nikçi, të cilët me një fjali rasti përshëndetën të pranishmit dhe ju uruan kuvend punë të mbarë dhe zgjedhje demokratike e të lira. Në kuvendin gjedhor e pranishme ishte edhe asambleistja komunale e Mynihut, zj. Lendita Musliu.
Kuvendit e tretë zgjedhor të LAPSH-it e hapi kryetari Milazim Ukaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, shpalosi punën tre vjeçare dhe foli për punën, financat, suksesin dhe sfidat e saj përgjatë këtyre tri viteve. U diskutua dhe u miratua, unanimisht nga delegatët, shuma e anëtarësisë mujore, për të cilën anëtari në muaj do të paguaj shumën prej 5 euro, apo 60 euro në vit. Kurse pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar do të paguajnë 30 euro në vite.
Kuvendin e drejtoi sekretari, Avdi Kolukaj në mbikëqyrjen e grupit punues, të Selim Hotit, Mustafë Krasniqit, Rexhep Nikçit dhe Milazim Ukajt deri në zgjedhjen e komisionit zgjedhor të kryesuar nga Nevila Saja dhe anëtarët tjerë të komisionit: Nife Arifaj, Valbona Roqi, Adem Smakiqi dhe Iljaz Alija. Zgjedhjet u bënë me lista të mbyllura, të lira dhe shumë demokratike.
Nga këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re prej 7 anëtarëve:
Milazim Ukaj – kryetar,
Armend Ismaili – nënkryetar,
Avdi Kolukaj – sekretar,
Xhemshit Tafa – arkatar,
Arif Arifaj – përfaqësues i Këshillave të Prindërve
Anila Xhani – zëdhënëse dhe
Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve, i cili dhe zgjodhi Këshillin Pedagogjik:
Lume Daci-Hoti,
Valbona Roqi,
Nife Arifaj,
Nevila Saja,
Drenusha Istogu dhe
Selim Hoti.
Po ashtu kryesia e re zgjodhi edhe koordinatorët regjional:
Nuhi Bytyqi dhe Hamëz Dakaj nga Abensbergu, Bashkim Halilaj dhe Miftar Krasniqi nga Garching dhe Moosburg, Lindita Lajqi dhe Refki Tafaj nga Rosneheim, Selim Hoti dhe Iljaz Alija nga Nürnbergu, Tefik Jaha nga Landau/Dingolfing/Straubing.
Në fund drejtuesja e seancës z. Nevila Saja i dha fjalën kryetarit të rizgjedhur, z. Milazim Ukaj, i cili falënderoi votuesit për besimin e dhënë, po ashtu premtoi se kjo kryesi do të jetë në shërbim të synimeve të LAPSH-it, për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në landin e Bavarisë. Falënderoi edhe pronarin e Restorantit „Altmünchner Gesellenhaus“ me pronar z. Senver Januzi për mbështetjen e tij dhe shërbimet (www.shkolla-shqipe.de).
Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari hapi edhe një pikë shkollore, me mësimi plotësues në gjuhën shqipe, më 09.03 2022, në shkollën:
Mittelschule München Moosach
an der Leipziger Str. 7
Në këtë pikë shkollore mësimi mbahet çdo të marte, nga ora 15:30-17:00, me mësuesen Teuta Gashi.
Ky njoftim bëhet për të gjithë ata prindër, që kanë treguar interes për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën amtare, që të mësojnë për
kulturën, historinë dhe traditën shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë gjuhën identitetin kombëtar.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari fton të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat, bizneset dhe prindërit, që së bashku të jenë pjesë e përbashkët e këtij
rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve. Po ashtu çdo prind, që ka fëmijë për shkollën shqipe i thërret, që fëmijët e tyre ta vijojnë mësimin në gjuhën amtare, me qëllim të ruajtjes së gjuhës
dhe njohjen me kulturën, historinë e atdheut!
Nxënësit që filluan orën e parë, me mësuesen Teuta Gashi, u ndien të lumtur. Në këtë eveniment të hapjes së kësaj pike shkollore i pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Kosovës, z. Zenel Gashi, Kryetari i LAPSh-it, Milazim Uka, mësuesja Fahrije Basha dhe Rexhep Nikçi.
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSh-i) njofton të gjithë bashkëkombësit, të cilët i kanë regjistruar fëmijët në shkollën shqipe, se mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bavari fillon nga 1 tetori, në të gjitha shkollat, ku na është lejuar mbajtja e procesit mësimor.
Njëkohësisht ju njoftojmë se ne, LAPSh Bavari, kemi bërë kërkesa për t’na lejuar mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe edhe në disa shkolla tjera, por procedurat janë më të gjata se sa që kemi dëshirë ne, ngaqë secila shkollë ka specifikat e veta të ndryshme. Dhe për këtë sapo të marrim konfirmimin nga shkollat dhe komunat do t’ju njoftojmë se në cilën klasë, gjegjësisht në cilën shkollë, do të mund të vijoj mësimin fëmija juaj.
LAPSh-i në Bavari, në koordinim me dy konsullatat tona shqiptare në Mynih, është e angazhuar, që aty ku ka numër të mjaftueshëm të nxënësve, të hapim klasa të reja. Kjo përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë, të LAPSh-it, është në përgjegjësin e shkollave dhe drejtorive të arsimit, ku bëjmë kërkesë, se sa ato janë të gatshme t’na ofrojnë këtë hapësirë, klasa për mësimdhënie.
Prandaj, lusim të gjithë bashkëkombësit për mirëkuptim, sepse përveç vullnetit dhe angazhimit të LAPSh-it, janë edhe procedurat shtesë, që i kërkojnë shkollat përkatëse, ku ne bëjmë kërkesë!
Për informata më të hollësishme, ju lutem drejtohuni tek koordinatori i shkollës shqipe, z. Mustafë Krasniqi, në emailadresen: koordinatori@lapsh-bavari.de ose klikoni në webfaqën tonë www.shkolla-shqipe.de
Me nderime dhe respekt,
Milazim Ukaj
Kryetar i LAPSH-it për Bavari
***************************************************************************************************************************
Liebe Landsleute,
Der Verein Albanischer Lehrer und Eltern in Bayern (LALE Bayern e.V.) teilt allen Landsleuten mit, die ihre Kinder in eine albanische Schule eingeschrieben haben, dass der albanische Ergänzungsunterricht in Bayern, an allen Schulen an denen wir den Lernprozess aufrechterhalten dürfen, ab dem 1. Oktober beginnt.
Gleichzeitig teilen wir Ihnen aber auch mit, dass wir zusätzlich noch an einigen anderen Schulen den Antrag gestellt haben, Zusatzunterricht in albanischer Sprache abzuhalten. Leider dauert das Verfahren länger als uns lieb ist, da jede Schule ihre eigenen Besonderheiten hat. Sobald wir die Bestätigung von den Schulen und Gemeinden erhalten haben, werden wir schauen in welcher Jahrgangsstufe bzw. in welcher Schule Ihr Kind den Zusatzunterricht besuchen kann, und Sie dann umgehend informieren.
LALE Bayern, in Abstimmung mit unseren beiden Konsulaten in München (Albanien und Kosova), setzt sich dafür ein, bei ausreichender Schülerzahl neue Klassen zu eröffnen. Dies liegt aber in der Verantwortung der Schulen und Schulämtern, ob und wenn ja, wo sie uns einen Raum bzw. Klassenzimmer für den Unterricht anbieten.
Daher bitten wir sie um Ihr Verständnis, denn neben dem Willen und Engagement von LALE gibt es zusätzliche Verfahren, die von den jeweiligen Schulen, bei denen wir eine Antrag gestellt haben, gefordert werden!
Für nähere Informationen wenden Sie sich bitte an den Koordinator der albanischen Schule, Herrn Mustafë Krasniqi, unter der E-Mail-Adresse: koordinatori@lapsh-bavari.de oder klicken Sie auf unsere Website www.shkolla-shqipe.de
Mit freundlichen Grüßen,
Milazim Ukaj
LALE Bayern e.V.
Vorstandsvorsitzender
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Takimi i LAPSh-it për fillimin e vitit shkollor
Dje, më 19.09.2021, në Munih të Republikës së Bavarisë, në Gjermani, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë mbajti takimin e rregullt me mësimdhënësit, ku ishin të pranishëm edhe dy përfaqësuesit diplomatikë; Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura dhe konsulli i Republikës së Shqipërisë, z. Dashnor Ibra.
Takimi me mësimdhënës ishte një takim pune rreth përgatitjes së vitit shkollor, për vitin 2021/22 dhe përgatitja për pritjen e shumë nxënësve të rinj, të cilit janë regjistrua të jenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Tema të diskutimit ishin: sfidat e vitit 2020, funksionimi i klasave, hapja e klasave të reja, hartimi i plan-programit për vitin 2021/22, ditari dhe pajisjet me mjete didaktike, të cilat në këtë vit janë të porositura nga Qendra e Botimeve për Diasporë, QBD të Republikës së Shqipërisë.
Me këtë rast, të dy përfaqësuesit e Konsullatës së përbashkët, të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtën fjalën përshëndetëse dhe zhvilluan diskutime frytdhënëse në të mirë të zhvillimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari. Ndër të tjera u zotuan ata se do të jenë në shërbim të shkollës shqipe dhe funksionimin e saj do ta përkrahin institucionalisht, ku dhe nuk do të lejojnë që të ketë paralelizma, ngaqë LAPSh-i në Bavari është në vijën institucionale, që ka përkrahjen e konsullatës së përbashkët të te dyja shteteve shqiptare në Mynih.
Pastaj, kryetari i LAPSh-it z. Milazim Ukaj i njoftoi përfaqësuesit konsullor dhe mësimdhënësit me raportin vjetor të punës së LAPSh-it për vitin 2020/21, kurse takimin e përshëndeti, në emër të Fondacionit “Besa”, edhe z. Rexhep Nikçi, kurse Koordinatori i Këshillit të Arsimtarëve, z. Mustafë Krasniqi foli për përgatitjen e fillimit të vitit shkollor, për Plan-programin dhe rregulloren e punës së mësimdhënësve. Krasniqi foli edhe për planin vjetor të mbështetur në Korrikulën e hartuar nga dy shtetet tona shqiptare dhe u ndal te kalendari i festave kombëtare, po ashtu theksoi se për këtë vit do t’i kemi edhe tri apo katër seminare, një kuiz diturie me nxënës, si dhe do ta organizojmë një shëtitje me nxënës.
Për ditarin e ri foli z. Selim Hoti, ku i njoftoi mësimdhënës-it/et për një ndryshim të vogël që është nga ditari i kaluar. Ky ndryshim u bë në pajtim me mësimdhënësit, ngaqë dhe ishte kërkesë e tyre, për t’i përmbushur kërkesat e tyre.
Më në fund, mësimdhënëset, pasi raportuan për punën dhe sfidat e tyre i dorëzuan, te Koordinatori, ditarët e vitit 2020/21 dhe i pranuan ditarët e rinj, për vitin 2021/22. Po ashtu me kërkesën e koordinatorit, sektori pedagogjik u plotësua edhe me një mësimdhënëse.
Në fund kryesia e LAPSh-it e falënderoi Fondacionin “Besa” për kontributin e saj financiar, si dhe për një shpërblim që ju premtua mësimdhënësve, përmes përfaqësuesit të saj, për ditën e djeshme.
Takimin e përmbylli, drejtuesi i mbledhjes sekretari i LAPSh-it, z. Avdi Kolukaj.
Të dashur nxënës,
mësimdhënës, këshilla të prindërve dhe prindër, që jetoni dhe veproni në Republikën e Bavarisë, ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor 2021/22, në mësimin plotësues në gjuhën shqipe!
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH) ju njofton se mësimi në gjuhën shqipe, për vitin shkollor, 2021/22, do të fillon nga java e ardhshme e shtatorit , në pajtim me vendimin e Ministrisë së Kulturës Bavareze, për shkollat. Gjë që duhet të respektohen edhe masat e pandemisë, të cilat janë të parapara nga Ministria e shëndetësisë. Këtyre rregullave jemi të detyruar edhe ne (LAPSH-i): mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët i dërgojnë fëmijët në shkollë t’ju përmbahemi.
LAPSH-i kërkon nga ju të nderuar bashkëkombës që të mos hezitoni, por dërgoni fëmijët e juaj në shkollën shqipe, sepse përpos që është në interesin e tuaj, ruajtja e gjuhës nënë, është edhe në interes të atdheut!
Kryesi e LAPSH-it i mirëpret të gjithë nxënësit dhe ju uron një fillim të mbarë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe (Për çdo ndryshim kryesia e LAPSH-it do t’ju informon me kohë)!
Në emër të LAPSH-it
Koordinatori Mustafë Krasniqi
"ta duam dhe respektojmë këtë gjuhë hyjnore - gjuhën shqipe!"
Të dashur nxënës,
mësimdhënës, këshilla të prindërve dhe prindër, që jetoni dhe veproni në Landin e Bavarisë, ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor 2021/22, në mësimin plotësues në gjuhën shqipe!
Bashkëkombës, kudo që jeni, biznese e shoqata, të gjithë së bashku në interes të shkollës shqipe, në ruajtjen e gjuhës amtare dhe të kulturës, të kësaj vlerë sublime, e cila na identifikon qenien tonë kombëtare. Ne, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH), të cilët kemi marrë mbi supe një mision të shenjtë, ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët mërgimtarë shqiptarë, për këtë kërkojmë që së bashku të angazhohemi në rritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe në Landin e Bavarisë. Kjo rritje e numrit të nxënësve dhe hapja e klasave të reja, jo vetëm që na nderon si komunitet shqiptar, por mbi të gjitha i ruajmë fëmijët nga asimilimi, humbja e vlerave kombëtare e ato kulturore.
Jemi angazhuar dhe angazhohemi, ne, si kryesi e LAPSH-it, që çdo fëmijë shqiptar të jetë i pranishëm në shkollën shqipe, por fatkeqësisht numri i atyre fëmijëve që duhet ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe është tepër i vogël! Pra, për këtë na duhet një angazhim i madh i bashkëkombësve, prindërve, shoqatave dhe bizneseve për të pasur sukses në rritjen e numrit të nxënësve, gjithnjë në bashkëpunim me institucionet tona, konkretisht me konsullatat që veprojnë në Mynih.
Prandaj, nëse e duam dhe e respektojmë gjuhën e atdheut – gjuhën shqipe, së bashku të përkushtohemi në ruajtjen e saj, te fëmijët tanë. E sotmja nuk na falet, nëse ne e injorojmë me apo pa qëllim të bukurën gjuhë, gjuhën shqipe!
Mësimi në Bavari do të fillojë në shtator dhe për këtë kërkojmë të nderuar bashkëkombës që të mos hezitoni, por dërgoni fëmijët e juaj në shkollën shqipe, sepse përpos që është në interesin e tuaj, ruajtja e gjuhës nënë, është edhe në interes të atdheut ( formularin mund ta gjeni në faqen tonë zyrtare “www.shkolla-shqipe.de”).
Kryesi e LAPSH-it i njofton mësimdhënësit dhe prindërit se është përgatitur për fillimin e vitit shkollor 2021/22, dhe mirëpret nxënës e mësimdhënës të rinj, ku është e angazhuar në gjirin e saj të ketë profesionistë, mësimdhënës adekuatë, të mbështetur në korrikulën e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Uroj që thirrjes sonë, të LAPSH-it, t’i përgjigjeni sa më shumë!
Në emër të kryesisë dhe kryetarit të LAPSH-it
Koordinatori - Mustafë Krasniqi
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Më 18 maj 2021, përmes platformës Zoom, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Landin e Bavarisë në Gjermanisë, mbajti takimin e parë në këtë vit me përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve, që përfaqësojnë shkollat shqipe në landin e Bavarisë.
Në këtë takim u raportua për punën, suksesin dhe vështirësitë e LAPSH-i gjatë vitit 2020, gjë që dhe ishte një nder vitet më sfiduese, ku u përballëm me situatën e pandemisë, Covid-19, jo vetëm shkolla shqipe, po në përgjithësi të gjitha shkollat vendore në Bavari e më gjerë, tha kryetari Milazim Ukaj.
Ukaj, më tej shtoi duke thënë se gjatë këtij viti (2020) u mbajtën 40 takime virtuale, u realizuan 14 vendime të ndryshme, 25 procesverbale, 12 shkrime të publikuara në media të shkruara dhe ato elektronike, si dhe u hapën tri klasë të reja dhe ishin në proces të hapjes edhe 17 klasë tjera, në bashkëpunim me prindërit dhe Këshillat e Prindërve. Në fund të këtij viti, nxënësve iu shpërndanë dëftesa, si dhe u mbajtën 5 takime me mësimdhënësit, dy prezentë dhe 3 virtuale. Ndërsa LAPSH-i kishte 17 mësimdhënës të rregullt me 24 klasë dhe gjithsejt 371 nxënës aktivë, në pritje për ta filluar vitin shkollor, 2020/21, rreth 640 nxënës.
Aktivitetet e LAPSH-it ishin të ndryshme, të mbështetura në programin e planit vjetor të manifestimeve, që ndër këto manifestime, për nder të “7 marsit-Ditës së Mësuesit” Kryesia e LAPSh-it në bashkëpunim me Këshillin Organizues të drejtuar nga Koordinatori, Mustafë Krasniqi, u realizua program kulturor-Artistik, ku morën pjesë nxënësit e të gjitha shkollave në Bavari me pikat programore të ndryshme: recitale, këngë dhe valle.
Po ashtu të gjithë mësimdhënësit/et, që japin mësim, i nënshtrohen një vlerësimit, që i bën Këshilli Pedagogjik, i udhëhequr nga koordinatori i LAPSH-it për arsim, z. Mustafë Krasniqi, të mbështetur në vendimin 104 të Këshillit të Ministrave sipas kritereve korrikulare të miratuara nga dy ministritë përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, tha Ukaj. Të detajuar u dha një pasqyrën rreth të hyrave financiare, nga hyjnë: Nga Qyteti i Mynihut 16.241,00 €, Shoqata “Besa Fondacion” 5.000,00 € (nga kjo shoqatë në vit i kemi 10.000 euro si donacion), Xhamia në Mynih përmes “Besa Fondacion” ka dhuruar 2.000,00 €, IB Abruch GmbH 1.000,00 €, Shoqata «Mërgimtarët» Deggendorf 750,00 € dhe Shoqata «Atdheu» Straubing 900,00 €. Këta donatorë u përshëndetën nga kryetari si dhe të pranishmit.
Si pikë e veçantë dhe debatuese ishte anëtarësimi dhe gjetja e mundësisë së financimit, që në të ardhmën të ketë një buxhet stabil që e mundëson denjësisht pagën e mësimdhënësve. Rreth kësaj pike, z. Armend Ismaili tha: Ne si përfaqësues të Këshillave të prindërve kërkojmë nga LAPSH-i të bëjë trysni të pandalshme mbi qeveritë e dy shteteve tona, ngaqë ato e kanë për obligim të kujdesen për neve, sepse edhe ne jemi qytetarë të tyre. Me që ne jemi thua kontribuuesit më të sigurtë, qoftë në ndihma e financa dhe të hyrat e parave tona në atdhe, mu për këtë e kanë obligim të kujdesen për ne, e mbi të gjitha jemi qytetarët e tyre.
LAPSH-i, me 10-tra e 10-tra kërkesa ua ka dërguar institucioneve tona, por për fat të keq kjo sikur ka shkuar në veshët e shurdhët, po që ju kanë përgjigjur ftesave janë ato kur i kemi ftuar të vijnë për vizitë tha Krasniqi.
Më tej shtoi Krasniqi: Nga korriku i vitit 2020, që nga themelimi i Këshillit Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), zëri ynë ka qenë më i fuqishëm në unifikimin e Diasporës shqiptare, me qëllim që nëpërmjet unifikimit të arrijmë organizimin sa më funksional për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në të katër anët e botës, te çdo bashkëkombës, së bashku me institucionet tona përkatëse.
Vlen të përmendet vendimi i VKM së Republikës së Shqipërisë, me Nr. 1033 të datës 16.12.2020, që Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës legjitimohet institucionalisht pranë Qendrës së Botimeve të Diasporës në pajtim me pikën 13/5 të vendimit të VKM, ku thotë: “Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”. Andaj shpresojmë se së shpejti do ta merr këtë vendim edhe ministria përkatës e Republikës së Kosovës, për ta njohur zyrtarisht KKAD, tha Krasniqi.
Në këtë takim u përshëndet futja e gjuhës shqipe në listën e gjuhëve të huaj në Landin e Bavarisë pranë Ministrisë së kulturës të kësaj Republike, po ashtu u kërkua nga anëtarët e Këshillave të Prindërve, që formulari të shpërndahet sa më shumë, që për vitin 2021/22 të bëhet regjistrimi i nxënësve sa më parë, në menyrë që në shtator të kemi mundësi për t’i siguruar klasët nga drejtoritë përkatëse të shkollave vendore, nga që dhe pritet shtimi i numrit të nxënësve, për vitin 2021/22 tha kryetari Ukaj.
Kryesia e LAPSH-it në Bavari përmes vidokonferencës mbajti takimin e parë të këtij vit me Këshillin e Arsimtarëve dhe i njoftoi për vendimin e ministrisë së kulturë së Bavarisë (Bayerisches Kultusministerium) për hapat e mëtutjeshëm të mbarëvajtjes së mësimit në këtë Republikë, që për shkak të pandemisë, Covid 19, mësimi u shtye deri më datën 31 janar. Gjë që këtë vendim, jemi të obliguar edhe ne- LAPSH-i, shkolla shqipe ta respektojmë. Kurse, për hapat e mëtutjeshme, për mbajtjen e procesit mësimor me mësimi plotësues në gjuhën shqipe do t’ju flas përgjegjësi-koordinatori i Këshillit të Arsimtarëve z. Mustafë Krasniqi, tha kryetari z. Milazim Ukaj.
Më pas fjalën e mori z. Krasniqi ku ndër të tjera theksoi: Situata në të cilën po përballet tërë globi botërorë është sfiduese, kjo dhe ka sjell situata të paparashikueshme, gjë që padashjen tonë ndikon edhe në organizimin e mirëfillshëm të procesit mësimor të shkollës shqipe në Republikën e Bavarisë. Dhe, për këtë kryesia e LAPSH-it ka analizuar situatës dhe ka marr vendim që procesi mësimore të fillojë nga java e ardhshme, përmes mësimdhënies virtuale. Arsyeja qëndron në atë se ka mundësi edhe për një kohë të gjatë të mos kemi mundësi ta mbajmë mësimin në klasa dhe, për këtë duhet të mobilizohemi që mësimi të zhvillohet përmes sistemit virtual i cili për momentin është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e arritshme. Po ashtu z. Krasniqi shpalosi projektin me këto pika:
- Përgatitja për mësimdhënien virtuale
- Forma e mbajtjes së mësimdhënies
- Përgatitja e mësimdhënësve
- Raportimi i mësimdhënësve për punën e tyre.
- Grupi punues pedagogjik
Gjatë shqyrtimit të pikave të lartpërmendura z. Krasniqi shprehu vizionin e tij se si duhet t’i qasemi mësimdhënies virtuale dhe ndër të tjera kërkoi që sa më tepër të jemi afër nxënësit, duke bashkëpunuar ngushtë me prindërit për ruajtjen e frymës së mësimit plotësues në gjuhës shqipe te fëmijët tanë mërgimtarë, konkretisht të shkollës shqipe në Republikën e Bavarisë.
z. Krasniqi më tej paraqiti dy modelit të mësimdhënies, ku modeli i dytë ndarja në dy grupe dhe mbajtja e mësimit në grupe jo më shumë se 12 nxënës gjeti një përkrahje tek mësimdhënësit si një model më i pranueshëm dhe i realizueshëm, gjë që dhe kërkoi nga mësimdhënësit të jenë më bashkëpunues me prindërit, për t’i bindur at se edhe kjo formë e mbajtjes së mësimit virtual ka efektin pozitivë.
Në këtë vidokonferencë të gjithë mësimdhënësit u shprehen të gatshme se do të jemi në detyrën e tyre të shenjët, pavarsisht me çfarë sfida do të përballemi.
Gjatë diskutimeve u kërkua të mbahen orë praktike apo seminare, shkëmbimësh përvojash dhe idesh mes mësimdhënësve, me qëllim që ta gjejnë medodologjinë didaktiko-lingustike më të mirë, të mundshme dhe realizuese përmes sistemit virtual, thanë mësimdhënësit.
Po ashtu mësimdhënësit kërkuan që përpos teksteve egzistuese të kemi edhe metoda tjera të përshtatshme, që do të jenë më letësuese për ne dhe më atraktive për vet nxënësit.
Vidokonferenca u përmbyll me shtjellimin e të gjitha pikave të lartshenuara dhe me thirrjen e bashkëkombasve, që së bashku të punojnë për rritjen e numrit të nxënësve, njëkohësisht prindërit që i kanë fëmijët në procesim e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të jenë bashkëpunues, që fëmija i tyre ta ndjek mësimin përmes mësimdhënies virtuale.
Shkruan: M.K.
LAPSH-I NJOFTON SE MËSIMI SHQIP VAZHDON TË MBAHET EDHE NË ROSENHEIM ME RRETHINË
LAPSH-i në Bavari njofton të gjithë bashkëkombësit e Rosenheimit me rrethinë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të zhvillohet si më parë në këto shkolla: Happing, Rosenheim, Koolbermor dhe Bad Aibling. Edhe për këtë vit, si vitet më parë, LAPSH Bavari ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe si: sigurimin e klasave, të librave për nxënës, ditarëve dhe fletoreve të punës për mësimdhënës-et/it dhe përcjell me vëmendje procesin e mbarëvajtjes së mësimit në të gjitha shkollat ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe në landin e Bavarisë.
Po ashtu ju njoftojmë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe në shkollën: Grundschule Happing, Eichenholzstr.1, 8302 Happing-Rosenheim, do të mbahet të premteve, nga ora 15:00-16:45, me mësimdhënësen e re znj. Drenusha Istogu. Njëkohësisht falënderojmë ish-mësuesen Esengyl Sallauka për angazhimin dhe punën e saj të deritanishëm në kuadër të mësmit plotësues në gjuhën shqipe në Rosenheim dhe Happing.
Ju njoftomë se procesi mësimor i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në shkollën Adolf-Rasp-Schule, Breitensteinstraße 1, 83059 Kolbemoor vazhdon të mbahet çdo të mërkurë, nga ora 15:00-16:45, me mësimdhënëse znj. Valbona Roqi, kurse në shkollat Mittelschule am Luitpoldpark, Wittelsbacherstraße 1, 83022 Rosenheim dhe Bad Aibling pritet që së shpejti të fillon mësimi edhe në këto dy shkolla, ku janë siguruar klasat dhe shpresojmë se nuk do të na mungojnë nxënësit!
Pra, ftojmë të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat e bizneset që veprojnë në këtë qytet me rrethinë, që së bashku të jemi pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve dhe dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Informacione shtesë mund të gjeni në Webfaqën e LAPSH-it në Bavari www.shkolla-shqipe.de, përmes mediave sociale Facebook dhe Instagram apo përmes e-mailit info@lapsh-bavari.de
Me respekt:
Kryesia e LAPSH-it për Bavari
Milazim Ukaj - kryetar
MËSIMI PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE EDHE NË STARNBERG - BAVARI
Bashkëkombës të nderuar,
ju njoftojmë se, nga tani e tutje edhe në Starnberg të Bavarisë është hapur klasa për mbajtjën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Ju ftojmë që të dërgoni fëmijët tuaj në shkollën e sapohapur në Starnberg dhe së bashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se, shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e të gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë e ta investojmë.
Mësuesja Enela Markja ju mirpret çdo të premte prej orës 15:00 deri në ora 17:00 në këtë adresë:
Gymnasium Starnberg
Rheinlandstraße 2,
82319 Starnberg
Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në info@lapsh-bavari.de, të na thërrisni në numrat e telefonit: 0176/48281204 ose të vizitoni faqën tonë të internetit www.shkolla-shqipe.de
Në emër të Lidhjës së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH Bavari) dhe Shkollës Shqipe në Bavari, uroj që kjo thirrje të shkojë tek çdo mërgimtar, që e prek në zemër gjuha e ëmbël, gjuha e bukur e perëndisë, gjuha e atdheut, gjuha më e vjetër, gjuha shqipe!
Kryesia e LAPSH-it për Bavari
Milazim Ukaj - Kryetar
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Kryesia e LAPSH-it njofton bashkëkombësit shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë, që mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të filloi nga data 21 shtator. Ndërsa kërkesa e Ministrisë së Kulturës së Bavarisë është mbajtja e distancës, mbajtja e maskave dhe respektimi i higjienës, për të cilën LAPSH-i është i obliguar t’i njofton mësimdhënësit dhe t’u përmbahet këtyre rregullave,para se të fillonë mësimi në klasa.
Për fillimin e ri të vitit shkollor 2020/21 kryesia e LAPSH-it i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, po ashtu ka siguruar librat për të gjithë nxënësit, ditarin e punës dhe planin vjetor, të mbështetur në korrikulen e përbashkët të dy shteteve tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës.
Këtë vit shkollave të hapura do t’i bashkangjiten edhe disa shkolla tjera të reja. Prandaj presim nga të gjithë bashkëkombësit, që të na përkrahin në këtë detyrë të shenjt, për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Kjo jo vetëm që është obligim moral e kombëtar, po është edhe respekt ndaj gjuhës më të vjetër të Evropës, me të cilën duhet të krenohemi që ne jemi trashëgimtar të kësaj gjuhe të bukur e të ëmbël, gjuhën shqipe!
LAPSH-i këtë vit pret me kënaqësi një numër të nxënësve të rinj, që do të fillojnë për herë të parë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Po ashtu ju drejtohet të gjithë bashkëkombësve në landin e Bavarisë, konkretisht u bënë thirrje bashkëkombësve të këtyre qyteteve, ku janë klasa të hapura të plotësohen me nxënës, ngaqë vijueshmëria e tyre në këto shkolla është në numër të vogël, si në: Starnberg (Gymnasium Starnberg), Rosenheim (MS am Luitpoldpark), Kolbermoor, Bad Aibling, Fürstenfeldbruck (GS FFB Nord), München - Am Hart (GS Hugo-Wolf-Schule), München - Giesing (GS an der Weißenseestrasse), München - Berg-am-Laim (GS Berg-am-Laim).
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Në gjitha gjuhet mud të flas,
por kur me dhemb shpirit
vetem shqip bertas.
Fan.S.Noli
Në Landin e Bavarisë, shkolla shqipe me mësim plotësues, përfundoi vitin shkollor, 2019/20, sipas udhëzimit administrativë të Ministrisë së Kulturës për Bavari (Kultusministerium Bayern), më 24 korrik. Vendim, që e respekton në plotni LAPSH-i në Bavari.
Përfundimi i këtij viti shkollor ishte më ndryshe si viteve të kaluara, nga fakti se procesi mësimor u përballë me pandeminë, Covid 19, e cila jo vetëm që e kishte vështirësuar mbajtjen e mësimit të rregullt, po njëkohësisht kishte krijuar rrethana sfiduese për vetë kryesinë e LAPSH-it dhe të mësimdhënësve, të cilët ishin angazhuar për gjetjen metodës së mësimdhënies, në relacionin nxënës - mësues, në distancë.
Ky proces i mësimit, në distancë, vazhdoi të mbahet në forma të ndryshme, për nxënësit, të cilët ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, përmes postës elektronike (Emailit), mediave sociale (Whatsapp etj.), Zoom dhe faqes zyrtare të LAPSH-it: www.shkolla-shqipe.de
Kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj së bashku me nënkryetarin e fondacionit "Besa" z. Ilir Seferi dhe mësueset Xhevahire Sylejmani-Maliqi e Blerina Shabani-Morina, gjatë prezantimit të pilotprojektit "Mësimi online" me nxënësit e tyre.
Gjatë kësaj kohe të pandemisë, përpos mësimit në distancë, kryesia e LAPSH-it, në bashkëpunim me Foundacioni “Besa”, doli me një projekt pilot „Mësimi online“, për ata nxënës të cilët janë të interesuar ta vazhdojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, po që nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin në klasa, për arsye të angazhimeve të mëdha, në mësimin e gjuhës gjermane dhe aktiviteteve tjera të obliguara.
Kjo formë e të mësuarit, përmes platformës Zoom, filloj më 20.05.2020, nga mësimdhënëset: Xhevahire Sylejmani-Maliqi dhe Blerina Shabani-Morina, të cilat fillimisht filluan ta aplikojnë këtë formë të të mësuarit dhe ta shohin se sa është e pranishme tek nxënësit. Pas mësimit tremujor, kryesia e LAPSH-it mori vendim, për vitin shkollor 2020/21, të hap fillimisht dy klasa me mësim online për të gjithë fëmijët shqiptarë, që jetojnë në Landin e Bavarisë, dhe janë të interesuar të ndjekin këtë platformë të të mësuarit.
Përpos këtyre angazhimeve dhe përpjekjes për zhvillimin e mësimit në distancë, kryesia e LAPSH-it shpërndau për të gjithë nxënësit dëftesat e notimi, ku dhe kërkoi nga mësimdhënësit të respektohet rregulla e pandemisë, që këtë vit të mos ketë ceremoni, por në mënyrë simbolike t’u bëhet dhënia e dëftesave, nxënësve të cilët kanë ndjekur procesin mësimor.
Në këtë përmbyllje të këtij viti, kryesia e LAPSH-it i falënderoj Këshillat e Prindërve, prindërit dhe disa shoqata, të cilat me veprimtarinë e tyre u vu në interes të shkollës shqipe dhe kontribuuan për sensibilizimin e saj, e në veçanti sponsorin kryesor Fondacionin “Besa”, Po ashtu dhe RTK-n e cila dha disa emisione për shkollën shqipe në Bavari.
Dëftesat u shpërndan në këto shkolla: Në Munich në GS an der Grafingerstraße, Berg-am-Laim-Straße, Am Hart/Milbertshofen. Pastaj në Holzkirchen, Fürstenfeldbruck, Garching, Rosenheim, Kolbermor, Nürnberg, Freising, Abensberg, Deggendorf, Dingolfing, Landau a.d.Isar, Landshut dhe Straubing në prani të kryesisë së Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve Shqiptarë për Bavari (LAPSH-it) të kryetari z. Milazim Ukajt, nënkrystarit Selim Hotit, sekretarit Avdi Kolukajt dhe të arkatarit z. Rexhep Nikçit përfaqësues, për kulturë dhe sport, nga Fondacioni “Besa”! Ndërsa në Rosenheim, Freising, Abensberg dhe Mynih Grafingerstr. dhe Berg-am-Laim-Str. i pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih z. Afrim Nura.
Të gjitha këto takime, kishin një porosi të qartë, se duhet të angazhohemi për rritjen e numrit të nxënësve dhe të klasave të reja, për ruajtjen e gjuhës te fëmijët mërgimtarë, që të mos e harrojnë ata gjuhën e tyre. Ku përmes ruajtjes së gjuhës, ruan identitetin dhe identifikohet me origjinën e vendlindjes, thanë kryesuesit e LAPSH-it.
Si kërkesë e veçantë e kryesisë së LAPSH-it ishte për bashkëkombësit mërgimtarë-shqiptarë, angazhimi dhe dërgimi i fëmijëve në shkollën shqipe me mësim plotësues, po njëkohësisht në përmbyllje të këtij viti u pasqyrua suksesi dhe puna e mësimdhënësve dhe e kryesisë së LAPSH-it në Bavari. Po ashtu, në takimin përmbyllës të vitit, që u mbajt me Këshillin e Arsimtarëve, u përshëndetën të gjitha mësimdhënëset/it: Blerina Shabani-Morina, Mirvete Ismaili, Shqipe Kolukaj, Xhevahire Maliqi-Sylejmani, Anila Xhani, Bislime Gashi, Fahrije Basha, Ismije Haxhaj-Demolli, Valbona Roqi, Esengyl Sallauka, Nevila Saja, Syzana Meçe, Valentina Coli dhe Nazlije Fazli. U përshëndetën edhe ato mësimdhënëse, të cilët gjatë pandemisë ishin në mësimdhënie, në distancë, dhe ju ofruan mësim nxënësve përmes zoom, postës elektronike, u falënderua edhe koordinatori, z. Mustafë Krasniqi, dhe mësuesja, Lume Daci Hoti, të cilët gjatë kësaj kohe të pandemisë bënë përzgjedhjen e njësive mësimore, për nxënës të cilët kanë ndjekur rregullisht Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, dhe mundësuan që përmes webfaqes zyrtare të LAPSH-it në Bavari: www.shkolla-shqipe.de, t’i përcjellin, si dhe përmes postës elektronike (Emailit), mediave sociale etj.
Ky vit, me të gjitha vështirësitë që i pati, u përmbyll me sukses, dhe ajo që të bënë të ndihesh mirë dhe krenar ishin fytyrat e buzëqeshura të nxënësve, në pranimin e DËFTESAVE, tha z. Ukaj.
Sot, me datën 20.05.2020 u mbajtën orët e para të pilotprojektit „Mësimi online në Gjuhen Shqipe në Bavari“ te cilen do ta udhëheqin mesimdhënëset Xhevahire Sylejmani-Maliqi dhe Blerina Shabani-Morina. Ky pilotprojekt është inicuar nga kryetari i LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj dhe nënkryetarit të Besa Foundation, z. Ilir Seferi dhe ka për qëllim organizimin e mësimit plotësues përmes platformës online, në landin e Bavarisë.
Arsyja e kësaj iniciative është se, shumë fëmijë nuk mund të vijojnë mësimin plotësues për shkak të angazhimeve dhe termineve te ndryshme gjatë javës, si dhe disaherë edhe distancës së largët Shtëpi-Shkollë dhe anasjelltas. Nëse pilotprojekti do të ketë suksese, atëherë duke filluar nga viti i ri shkollor 2020/2021 në shtator të këtij viti, LAPSH Bavari do të ofrojë një apo dy klasë të mësimit online për të gjithë fëmijet shqipëtarë që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë platformë dhe që jetojnë në landin e Bavarisë.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „LAPSH Bavari“ është e organizuar mirë dhe në mënyrë eficiente. Bashkëpunon ngushtë me strukturat udhëheqëse të Bavarisë, me konsullatat Shqiptare në Mynih, me Ministrit e Arsimit dhe të Diasporës të Republikës së Shqipërisë dhe tëKosovës, të cilët janë bashkëpërgjegjës për mbarvajtjën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.
Faqja www.shkolla-shqipe.de, është organ i LAPSH-it për Bavari dhe menaxhohet nga Këshilli redaktues dhe organizativ i saj.
Qëllimi i faqes sonë online është:
Portali www.shkolla-shqipe.de mbron interesin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, jashtë ndikimeve politike dhe fetare. Çdo keqpërdorim mund të ballafaqohet me ligjet në fuqi.
Milazim Ukaj
Kryetar i LAPSH-it për Bavari