UDHËZIME PËR PRINDËRIT E NXËNËSËVE TË CILËT VIJOJNË MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

Të nderuar prindër,

 

gjatë kohës së pandemisë, Covid 19, ku fëmijët tuaj janë të detyruar të rrinë në shtëpi, ne do t'ju ofrojmë mundësi te të mësuarit online, në mënyrë që fëmijët tuaj të jenë të lidhur me mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

 

Ne,gjatë kësaj kohe sa do të zgjatë qëndrimi i fëmijëve tuaj në shtëpi, kërkojmë t'i punoni bashkë njësitë mësimore, të cilat do t'i plasojmë në faqen tonë të internetit www.shkolla-shqipe.de, apo përmes e-mailit apo WhatsApp.

 

Mësimi Online përmes njësive mësimore të plasura në Webfaqe

 

Njëra nga mundësitë që ju ofrojmë nxënësve është edhe mësimi Online, ku njësit mësimore të zgjedhura nga Këshilli Pedagogjik i LAPSH-it në Bavari do t'i gjeni në faqen e internetit www.shkolla-shqipe.de, ku dhe do të keni mundësi t'i shkarkoni apo t'i printoni këto njësi mësimore, apo ushtrime, që fëmijët t'i mësojnë dhe t'i punojnë, kështu që me rifillimin e mësimit t'ia sjellin mësimdhënës-it/es ushtrimet e tyre. Nëse ju do të punoni me fëmijët tuaj, sipas udhëzimeve që do të merrni nga ne, do të ishte një sukses dhe nxitje për të mos e harruar gjuhën shqipe. Pra, ne për çdo javë, në vijim, do të plasojmë njësi të reja mësimore, sipas cikleve ku fëmija i juaj do të ketë mundësi t`i lexojnë dhe t'i punojë. Krahas mësimeve që ua dërgojmë, nxënësit mund t`i përdorin edhe librat që i kanë në shtëpi. Po që se fëmijëve tuaj ju mungojnë tekstet shkollore, ju mund t'i gjeni të gjitha tekstet shkollore në Webfaqën tonë të internetit www.shkolla-shqipe.de.

 

Përpos njësive mësimore do të kemi edhe fletë ushtrimore, detyra të ndryshme, ku nxënësit janë të obliguar t’i punojnë. Nëse nxënësi ka vështirësi në zgjedhjen e detyrave, kërkojmë që ju prindër të respektuar t'ju ndihmoni, apo të kërkon ndihmë nga mësimdhënës-si/ja, apo t'i nënvizoni, me qëllim që nxënësit kur do të vijnë në shkollë, së bashku me mësimdhënës-in/en t'i mbarojnë.

 

Gjithashtu, për të gjitha materialet që ju ofrojmë përmes online dhe për pyetje shtesë, rreth temave mësimore, na kontaktoni në Email-in info@lapsh-bavari.de, ne do t’ju përgjigjemi me kohë.

 

Mësimi Online përmes platformës „zoom“

 

Një nga format e të mësuarit të mësimit online, është edhe mundësia përmes faqes komunikuese „zoom“. Në këtë faqe nxënësit kanë mundësi të lidhen drejtpërdrejt në orën mësimore, të cilën do ta zhvillon mësues-i/ja. Gjitha këto informacione do i plasojmë në faqen tonë të internetit. Gjithashtu, mësueset do ju dërgojnë juve në WhatsApp grup edhe nga një informatë shtesë me kodin e hyrjes dhe një përshkrim të shkurtër se si të kyçeni aty.

 

Ne jemi të vetëdijshëm që këto forma të mësimit janë paksa të vështirë për t`u realizuar tërësisht, por duke marrë parasysh që fëmijët tuaj, tani e sa javë në shkollat e tyre të përditshme veç më e kanë praktikuar dhe përvetësuar mësimin online, jemi të bindur që ata/ato do ja arrijnë lehtë të kyçen dhe të mësojnë edhe këtu në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Me përkrahjen tuaj në këtë kohë shumë të rëndësishme, ju do t'i ndihmoni fëmijëve tuaj, njëkohësisht edhe neve, stafin e mësimdhënësve dhe të kryesisë së LAPSH-it për Bavari.

 

Ju faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj!

 

Mësueset dhe mësuesit e fëmijëve tuaj pranë LAPSH-it për Bavari.

 


Niveli i parë

Download
Niveli-1_Njësia+Ushtrime-1.pdf
Adobe Acrobat Dokument 787.5 KB
Download
Niveli-1_Njësia+Ushtrime-2.pdf
Adobe Acrobat Dokument 218.9 KB

Niveli i dytë

Download
Niveli-2_Njësia+Ushtrime-1.pdf
Adobe Acrobat Dokument 201.3 KB
Download
Niveli-2_Njësia+Ushtrime-2.pdf
Adobe Acrobat Dokument 190.7 KB

Niveli i tretë

Download
Niveli-3_Njësia+Ushtrime-1.pdf
Adobe Acrobat Dokument 201.3 KB
Download
Niveli-3_Njësia+Ushtrime-2.pdf
Adobe Acrobat Dokument 454.3 KB

Mesimet e kaluara